
Rama – studentes: Ti një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS-së

Kryeministri i Shqipëridë, Edi Rama, i ka befasuar të vetët sot në Kongresin e PS, duke ua bërë të ditur se kush do të jetë vajza e cila një ditë, sipas tij, do ta drejtojë Partinë Socialiste, përcjell "Kosova Sot Online".
Pasi dëgjoi fjalimin hapës të Kongresit nga një studente ekselente, Rama u shpreh se e ndoqi i impresionuar fjalimin e saj, dhe për këtë ai parashikon se e reja një ditë do të udhqëheqë PS.
“E dashur Helena, e ndoqa më vëmendje fjalimin tënd dhe u surprizova sepse si hera e parë përballë një audeince kaq të madhe bërë vetëm një lapsus, paga mininale 900 euro, është 400 euro“.
“Bëj parashikimeve të rezultatit të zgjedhjeve që zakonisht më dalin, por për jetën e dikujt po ia lejoj vetes një parashikim që koha do ta tregojë mbase kur unë të mos jem më dëshmitar i kësaj bote. Ti Helena një ditë me shumë gjasë do jesh këtu ku jam unë, udhëheqëse e PS-së. Me këtë sapo ta kam hapur një problem, sepse hyre e panjohur, kur të dalësh do kesh shumë sy që nuk do të shikojnë me dashamirësi”, u shpreh Rama.
(Kosova Sot Online)