Lexoni edhe:
Natasha Kandiq përmend disa lokacione në Serbi ku duhet rigërmuar për kërkim të trupave të të pagjeturve
Subjektet politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiq, i cili ka deklaruar se ka marrëveshje për patrullime të përbashkëta me policët maqedonas në Ohër, transmeton "Kosova Sot Online ".
Partitë opozitare shqiptare kritikojnë subjektet në pushtet, kurse këto të fundit thonë se marrëveshja për patrullimin e përbashkët policor është nënshkruar në vitin 2014, kur në pushtet ka qenë BDI.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut kanë dalë me reagime të ndryshme pas deklaratës së ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçiq, se ka marrëveshje që policët serb të patrullojnë bashkë me kolegët e tyre maqedonas ,në Ohër gjatë muajve të verës.
“Një prizëm që ka të bëj me orientimin që ka marr fatkeqësisht ky shtet, më shumë drejt Serbisë dhe Rusisë, se sa drejt perëndimit ku i takon natyrshëm. Nga ana tjetër tregon edhe një kompleks në raport me Kosovën dhe shqiptarët atje, sepse dihet se janë pika jonë e dobët”, deklaroi Vjollca Berisha nga Fronti Evropian.
Kurse nga koalicioni VLEN thonë se marrëveshja për patrullimin e përbashkët policor është nënshkruar në vitin 2014,kur në pushtet ka qenë BDI
“Tash reagojnë për një marrëveshje të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, të cilën e kanë realizuar në vitin 2014, në të cilën ka qenë pjesë BDI-ja, ka nënshkruar protokolle të bashkëpunimit me Serbinë, me Malin e Zi, me Kosovën, me Shqipërinë, pra krejt regjioni për shkak të turistëve, sezonit turistik dhe në rast se ka ndeshje sportive të patrullojnë policë të njërit shtet në shtetin tjetër”, deklaroi ndërkaq Izet Mexhiti, zëvendëskryeministër i Maqedonisë së Veriut.
Marrëveshja për patrullim të përbashkët policor mes Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë ka për qëllim të rrisë sigurinë gjatë sezonit turistik në qytetin e Ohrit.
(Kosova Sot Online )