Prokuroria Speciale: Arrestohen gjashtë të dyshuar për narkotikë e organizim të grupit kriminal në Prizren
Prokuroria Speciale ka njoftuar se ka zhvilluar sot një aksion gjatë të cilit janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.
Gjatë aksionit janë arrestuar gjashtë persona nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Ata janë ndaluar për 48 orë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas një hetimi disa mujor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në kuadër të së cilit janë kontrolluar disa lokacione në rajonin e Prizrenit.
Gjatë këtij aksioni janë arrestuar gjashtë persona mbi bazën e dyshimit se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, nga neni 277 par. 1 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Blerja posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, nga neni 267 par. 2 lidhur me nenin 275 par. 1 nën par. 1.9 të KPRK-së.
Personat e arrestuar janë SH.K., A.K., G.H., N. J., K.M. dhe A. M. dhe për të njëjtit Prokuroria Speciale ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë për të vazhduar me tutje me masat tjera procedurale.
(Kosova Sot Online)