Fondi Saudit i Zhvillimit i jep kredi Kosovës për përfundimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë
15 milionë euro është kostoja e kredisë së nënshkruar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Fondi Saudit për Zhvillim, për financimin e rrugës Prishtinë – Mitrovicë.
Kjo kredi është nënshkruar për financimin e segmentit që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është një gjatësi prej 5 kilometra.
“Me këtë marrëveshje Fondi Saudit për Zhvillim do të mbështesë me një kredi prej 15 milionë euro që fillon nga Smrekonica deri në Mitrovicë dhe është një gjatësi prej 5 kilometra. Ky segment është pjesë e projektit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë”, ka thënë ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
(Kosova Sot Online)