![](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/29/200x200_MILAN1722249436.jpg)
Lexoni edhe:
Milani bën ofertën zyrtare për francezin, por Monaco kërkon dyfishin
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri një deklaratë të pazakontë në një tubim fundjavën e kaluar në Florida, transmeton "Kosova Sot Online ".
Përballë mbështetësve të tij, pjesë të një organizate konservatore të krishterë, Trump tha se pasi të votonin këtë herë, pas katër vitesh atyre nuk do t’u duhet ta bënin sërish këtë gjë.
Milani bën ofertën zyrtare për francezin, por Monaco kërkon dyfishinLexoni edhe:
“Nuk keni pse ta bëni më. Edhe katër vite. Do ta rregullojmë këtë punë. Gjithçka do të shkojë mirë. Nuk do t’u duhet të votoni më”, tha Trump. “Të krishterët e mi të bukur, ju dua! Unë s’jam i krishterë. Ju dua! Dilni, duhet të dilni e të votoni. Pas 4 vitesh nuk do t’u duhet të votoni më. Do ta rregullojmë një herë e mirë. Nuk do të duhet të votoni më”.
Nuk ishte e qartë se çfarë donte të thoshte ish-presidenti me këtë shprehje, ndërkohë që kundërshtarët e tij e quajnë kërcënim për demokracinë, pasi e akuzojnë se u përpoq të rrëzonte me kryengritje rezultatin e vitit 2020, kur humbi zgjedhjet përballë Joe Biden.
(Kosova Sot Online )