Hovenier e prezanton Zëvendës Shefen e re të Misionit në Ambasadë
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka prezantuar Anu Prattipatin, duke treguar se ajo do të jetë Zëvendës Shefe e Misionit në Ambasadën Amerikane, përcjell "Kosova Sot Online".
Hovenier ka shkruar se Mezi pret që të punonë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së.
“Kënaqësi ta mirëpres Anu Prattipatin në Kosovë si Zëvendës Shefe e re e Misionit në Ambasadën e SHBA-së. Mezi presim të punojmë së bashku për t’i avancuar marrëdhëniet e Kosovës dhe SHBA-së”, shkroi ambasadori amerikan në X.
Pleased to welcome Anu Prattipati to Kosovo as the new Deputy Chief of Mission at the U.S. Embassy. Looking forward to working together to advance 🇽🇰 and 🇺🇸 relations. pic.twitter.com/vlc8wb2EsE
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) July 29, 2024
(Kosova Sot Online)