
Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Disa prova s’u shfaqën për publikun pasi ishin aq të rënda

Në Gjykatën Themelore të Ferizajt sot u shpall aktgjykimi ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiu për vrasjen e Marigona Osmanit. I pari u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa i dyti me 15 vjet, përcjell "Kosova Sot Online".
Gazmend Rexhepi, avokat i familjes Osmani foli për provat që tha se s’u shfaqën për publikun pasi ishin të rënda.
“Aty shihet e ndjera në gjendje shumë të rëndë. Shihet [Dardan Krivaqa] duke e mbajtë të ndjerën në gjendje shumë të rëndë, mandej shihet tu hy me një shkop në dhomën ku ka qëndru e ndjera diku për 32 orë. Ka qenë kjo gjendje…” tha avokati.
(Kosova Sot Online)