Kurti: Dritarja për Investime të Diasporës mundëson aplikimin për kredi deri në 3 milionë euro, Kosova ju mirëpret

  • E.k /
  • 29 July 2024 - 19:17
Kurti: Dritarja për Investime të Diasporës mundëson aplikimin për kredi deri në 3 milionë euro, Kosova ju mirëpret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka njoftuar bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për pushime dhe ata që duan të kthehen në vendlindje, se përveç dyerve të hapura, nga muaji korrik është hapur edhe Dritarja për Investime të Diasporës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se përmes saj do të garantohen huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë.

"Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro", ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

Për bashkatdhetarët tanë që po vijnë për pushime në Kosovë e që duan të kthehen në vendlindje, përveç dyerve që i kanë të hapura, nga muaji korrik kemi hapur edhe Dritaren për Investime të Diasporës.
Përmes saj do të garantojmë huatë e bizneseve me pronarë nga mërgata që duan të investojnë në Kosovë. Ajo është zgjidhja ndaj vështirësive që mërgata jonë ndërmarrëse ka pasur deri më tani në qasjen në financim në bankat e vendeve ku ata jetojnë, por edhe në bankat tona në mungesë të historikut kreditor.
Dritarja për Investime të Diasporës u mundëson atyre që të aplikojnë për kredi deri në tre milionë euro nëpër bankat e Kosovës dhe pjesëmarrja e tyre me kapital duhet të jetë së paku 20%. Pas aplikimit dhe nëse përmbushen të gjitha kriteret, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore do të ofrojë garanci për kreditë deri në dy milionë euro.
Vendi ju pret. Kosova ju mirëpret.

(Kosova Sot Online)