Latifi për ata që janë kundër festivaleve: Talibanë 100 për qind

  • E.k /
  • 29 July 2024 - 20:29
Latifi për ata që janë kundër festivaleve: Talibanë 100 për qind

Profesori i filozofisë, Blerim Latifi, i ka kritikuar ashpër ata që janë kundër festivaleve të ndryshme, përfshirë “Sunny Hill” e “DokuFest”, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai i krahasoi kundërshtuesit e festivaleve të tilla me pushtetarët e Afganistanit, talibabnët.

Postimi i plotë:

Ngrihen kundër Festivalit Sunny Hill. Kundër DokuFestit. Kundër Festivalit të Birrës. Kundër të gjitha festivaleve dhe eventeve të shoqnisë moderne. Ngrihen kundër festave kombëtare. Kundër festave të fundvitit. Kundër festave të maturantëve.

Madje edhe kundër të drejtës së njerëzve me i festu ditëlindjet e tyre.

Ngrihen kundër çdo gjëje që reflekton karakterin e një shoqërie të lirë dhe europiane. Talibanë 100 %. Mos më keq se vetë ata të shkretinave e gjirizeve të Kabulit e Kandaharit, marrë parasysh faktin se shpesh kopja është më e keqe se origjinali. Dhe gjoja thirren në lirinë e shprehjes. Po sa hajvani e krimineli ka ardhur në fuqi duke shfrytëzuar lirinë e shprehjes e të tubimit dhe naivitetin e shoqërive që  nuk arrijnë të kuptojnë se tolerimi i jotolerancës shpie në fundin e demokracive dhe të çdo lirie.

(Kosova Sot Online)