Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

  • s.a /
  • 30 July 2024 - 08:59
Të dhënat e fundit mbi gjendjen në vendkalimet kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka lëshuar raportin e fundit për vendkalimet kufitare, transmeton "Kosova Sot Online".

Sipas informacioneve të publikuara, gjendja në pikat kufitare raportohet të jetë e qetë dhe deri më tani nuk ka pasur raportime për kolona të mëdha.

Hyrja dhe dalja nga territori i Kosovës mund të kryhet në kohë shumë të shkurtër, rreth tre deri në pesë minuta.

Gjatë këtyre ditëve, pika kufitare më e ngarkuar ka qenë te Dheu i Bardhë, ku qytetarët kanë pritur deri në dy orë për të hyrë në Kosovë.

(Kosova Sot Online )