Mustafa: AKI u sulmua nga Serbia përmes ‘dorës së fshehtë’, ne duhet ta mbrojmë

  • s.a /
  • 30 July 2024 - 09:56
Mustafa: AKI u sulmua nga Serbia përmes ‘dorës së fshehtë’, ne duhet ta mbrojmë

Ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa ka thënë se sot ka nevojë për kujdes më të madh ndaj aseteve institucionale në vend, dhe se nevojitet vendimmarrje e qartë, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zinxhirin vendimmarrës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kështu ka deklaruar ai pas zhvillimeve të fundit në vend ku është lakuar emri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, derisa ka shtuar se duhen ndaluar grupet e fshehta të krimit të organizuar, të cilat, siç ka thënë ai, po mundohen të destabilizojnë vendin.

Për të njëjtat, ish-deputeti Rrustem Mustafa tha se janë përgjegjëse për “tentim sulmi ndaj AKI-së”.

“Koha për vendimmarrje të kjarta, institucionale, transparente dhe zhvillimore në gjithë zingjirin vendimmarrës. Këto ditë pamë se si u tentua sulmi mbi institucionet vendore, rasti i ‘tentimit për sulmin në AKI’ si institucion kredibil nga inteligjenca sërbe përmes dorës së fshehur, duke tentuar të futin luftën speciale edhe aty ku ndihemi mësë sigurti. Grupet e fshehta të krimit të organizuar që po mundohen të destabilizojnë vendin, duhet ndaluar dhe pamundësuar zhvillimin e tyre. Të gjithë ne me ngulm të reflektojmë në respektimin e rendit ,ligjit për normalizimin e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.

(Kosova Sot Online )