Gjuriq vizitë në Qipro, kryediplomati qipriot kritikon Kosovën për destruktivitet në dialog

  • s.a /
  • 30 July 2024 - 13:03
Gjuriq vizitë në Qipro, kryediplomati qipriot kritikon Kosovën për destruktivitet në dialog

Kreu i diplomacisë serbe, Marko Gjuriq, është duke qëndruar për një vizitë zyrtare në Qipro, shtet ky që s’e njeh akoma  pavarësinë e Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Ministri i Jashtëm i Qipros, Konstantinos Kombos, në konferencën e përbashkët për media ka folur edhe për procesin e dialogut mes dy shteteve, duke drejtuar akuza ndaj Kosovës për destruktivitet në proces dhe për veprime të njëanshme, shkruan KO, trasnmeton "Kosova Sot Online ".

“Ne mirëpresim angazhimin konsistent konstruktiv të Serbisë, i cili për fat të keq nuk është reciprok. Prandaj, ne shprehëm shqetësimin tonë për ngecjen e negociatave dhe veprimet e njëanshme dhe shumë penguese nga Prishtina”, ka thënë Kombos.

(Kosova Sot Online )