Lexoni edhe:
Vuçiq e uruon diktatorin e Venezuelës për fitoren e tij në zgjedhje
Më shumë se 200 persona u arrestuan dhe u sekuestruan substanca të paligjshme me vlerë 1.5 miliardë euro gjatë një operacioni dy mujor kundër trafikut të drogës në Evropë, Amerikën e Veriut dhe Afrikë, njoftoi sot në Lion organizata ndërkombëtare e policisë kriminale Interpol, transmeton "Kosova Sot Online ".
Në prill dhe maj, u sekuestruan 615 ton drogë dhe substanca të tjera të ndaluara, 65 makina të vjedhura, 30,000 detonatorë ushtarakë dhe minierash dhe “nëndetëse droge” të improvizuara për transportin e kokainës në Amerikën e Jugut dhe përtej Atlantikut.
Vuçiq e uruon diktatorin e Venezuelës për fitoren e tij në zgjedhjeLexoni edhe:
Vlera e drogës së sekuestruar është më e madhe se PBB-ja e disa vendeve, gjë që “tregon qartë shkallën e problemit me të cilin përballet zbatimi i ligjit”, tha shefi i Interpolit, Jürgen Stock.
Interpoli njoftoi se u sekuestruan 505 ton kimikate për prodhimin e drogës dhe eksplozivëve.
Operacioni, i cili vazhdon që nga viti 2013, financohet nga Ministria e Punëve të Brendshme britanike dhe zhvillohet në 31 shtete në bashkëpunim me organizata të tjera ndërkombëtare.
(Kosova Sot Online )