Komisionieri Varhelyi merr mesazh të ashpër nga Zyra e kryeministrit
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj, i ka reaguar Komisionerit për Zgjerim të BE-së, Oliver Varheyli, i cili ka kërkuar nga Kosova që të bëjë përparim në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe që ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese, përcjell "Kosova Sot Online".
Zulfaj i ka thënë Komisionerit të BE-së që dialogu është punë e tjetër kujt dhe i ka sugjeruar që të fokusohet në procesin e zgjerimit.
“E pash sugjerimin tuaj, z Varhelyi, për Asociacionin në Kosovë, pa e përmendur Marrëveshjen Themelore të Brukselit, njohjen reciproke dhe raportet e mira fqinjësore. Ndoshta është më mirë për ju të fokusoheni në zgjerimin e BE-së, meqë dialogu është në portfolion e dikujt tjetër”, ka shkruar Zulfaj.
(Kosova Sot Online)