
Musliu: Kosova u bë gaz i botës, e braktisën qindra mijëra qytetarë

Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, i është drejtuar mërgatës duke i thënë se derisa “festoni me Albin Rrencin, mbani mend që Qeveria e tij ka nxjerrë jashtë funksionit demokracinë parlamentare, deputetët e Kuvendit të Kosovës ngrejnë dhe ulin duart me dirigjim të Dejona Mihailit, për muaj të tërë nuk është mbajtur asnjë seancë plenare”, përcjell "Kosova Sot Online".
Musliu ka shtuar se në politikën e brendshme Kosova ka pasur zero zhvillim ekonomike, rritje të çmimeve, nuk ka pasur rritje rrogash.
"Mos lejoni që e gjithë kjo të ndodhë në emrin tuaj sepse nuk e meritoni të hyni në histori si përkrahës të shkatërrimit të shtetit që e ndërtuat vet", ka shkruar Musliu.
(Kosova Sot Online)