Kurti reagon për suksesin e Laura Fazliut: Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos

  • E.k /
  • 30 July 2024 - 20:23
Kurti reagon për suksesin e Laura Fazliut: Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos

Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë në xhudo në Lojërat Olimpike, përcjell "Kosova Sot Online".

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se “Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos”.

Postimi i plotë:
Krenaria olimpike në Paris vazhdon me Laurën nga Mitrovica!
Në debutimin e saj në Lojërat Olimpike, Laura Fazliu ia siguroi Kosovës medaljen e bronztë duke e mposhtur në ndeshjen për vend të tretë kroaten Katarina Kristo.
Kjo është medalja e pestë olimpike në histori të Kosovës me ekipin e xhudistëve të kryemjeshtrit Driton Kuka, e dyta në Paris dhe e para për Majlinda Kelmendin si trajnere. Për më shumë, kjo është edhe medalja e parë olimpike nga qyteti i Mitrovicës.
Kosova edhe njëherë dëshmoi se është shtet i xhudos.
Faleminderit Laura për gëzimin e pamasë!

(Kosova Sot Online)