Rukiqi: Kryeministri ka dhënë fjalë të mëdha dhe ka premtuar zgjidhje për gjithçka, pa analizu thellësisht problemin

  • E.k /
  • 30 July 2024 - 23:01
Rukiqi: Kryeministri ka dhënë fjalë të mëdha dhe ka premtuar zgjidhje për gjithçka, pa analizu thellësisht problemin

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi ka thënë se dikur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i kishte prioritet minatorët, ndërsa tani nuk e gjen kohën për të thënë as edhe një fjalë të vetme për minatorët që kanë mbetur që 2 muaj pa paga, përcjell "Kosova Sot Online".

“Sikur për çdo temë tjetër kryeministri ka dhënë fjalë të mëdha dhe ka premtuar zgjidhje për gjithçka, pa analizu thellësisht problemin dhe pa kuptuar se çfarë mund të bëhet në realitet. Tani, jo që nuk po i realizon premtimet por as nuk po angazhohet fare, sidomos për kategoritë që ai i ka trajtuar edhe si prioritet ose së paku deklarativisht i ka trajtuar si problem, siç janë minatorët”, tha Rukiqi.

“Po qëndron në Paris me para të taksapaguesve jo parat e tij, pa asnjë aktivitetet në dobi të vendit, as të ekonomisë të vendit, as investimeve e zhvillimeve ekonomike. Nuk e gjen kohën për të thënë një fjalë për minatorët se si të zgjidhet problem, por gjen kohë për të luajtur rolin e komentatorit sportive”, përfundoi Rukiqi.

(Kosova Sot Online)