Lexoni edhe:
Kaderi njofton se është ndarë përfundimisht nga Lumbardhi: Kam pasur shumë vështirësi, vetëm jam lënduar në atë lidhje
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri, e ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke i cilësuar ato veprime të moderuara për blerje votash, transmeton "Kosova Sot Online".
Haziri tha se Qeveria Kurti po i blen votat në mënyrë të moderuar, ndërsa foli për shtesat dhe “shpërndarjen lineare të buxhetit”.
Ai tha se Qeveria ka shpërnda “140 milionë euro në mënyrë lineare dhe miliona tjerë duke e rritur konsumin”.
“260 milionë tenderë sekretë që thirren brenda ditës dhe vendosin njerëzit e kësaj qeverie dhe vetë qeveria është zullum i madh për buxhetin e shtetit”, tha ai.
“Në njërën anë i ka ndaluar investimet kapitale, dhe në anën tjetër organizon tendere sekrete”, theksoi numri dy i LDK-së.
(Kosova Sot Online )