Osmani pas takimit: Datën e zgjedhjeve e shpallim pas disa analizave

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 15:10
Osmani pas takimit: Datën e zgjedhjeve e shpallim pas disa analizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit konsultativ që pati me shumicën e liderëve të partive përfaqësuese në Kuvend tha se nuk kishte shumë insistime për ndonjë datë të caktuar për shpalljen e zgjedhjeve dhe se partitë patën disa preferenca, por pak dallime, përcjell "Kosova Sot Online".

Ajo tha se ligji i cakton afatet brenda së cilave ajo mund t’i bëjë konsultimet dhe më pas shpalljen e zgjedhjeve
“Sipas ligjit janë 4 data për zgjedhje. E para 26 janari, pastaj 2 shkurti, 9 shkurti dhe 16 shkurti”.

“Diskutimi ynë ishte në kontekst të këtyre katër datave. Siç edhe mund ta paramendoni nuk kishte një insistim të tepër, kishte preferenca sepse nuk është dallimi shumë i madh, po flasim për pak javë. Disa parti 26 janarin, tri-katër tjera që preferuan 9 shkurtin, dy-tri 16 shkurtin dhe kishte parti që s’kishin preferencë. Ende jemi brenda afatit të konsultimeve”.
“Afatet veçse ekzistojnë. S’kishte kërkesë për konsultime shtesë. Do ta bëjmë analizat e të gjithave datave dhe elementet përkatëse që mund të jenë me rëndësi që edhe ta bëjmë publike datën e zgjedhjeve”.

(Kosova Sot Online)