Bajqinovci: Nëse del që e kam punësuar një familjar timin, unë dha dorëheqje prej deputeti

  • E.k /
  • 31 July 2024 - 21:09
Bajqinovci: Nëse del që e kam punësuar një familjar timin, unë dha dorëheqje prej deputeti

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka thënë se do të dorëhiqet nga pozita e deputetit nëse del se ka punësuar ndonjë familjar nga viti 2020, përcjell "Kosova Sot Online".

Bajqinovci ka thënë se asnjë familjar me mbiemrin Bajqinofci nuk e ka punësuar kurrë.

Bajqinovci raportimet se ka punësuar familjarë, i ka quajtur shpifje.

“Unë asnjë familjar me mbiemrin Bajqinovci, ose nga dajtë ose nga familja e prindërve nuk e kam të punësuar në institucione shtetërore. Andaj këto shpifje të cilat po i bëjnë janë vetëm tentim për me më degradu sepse po e shohin që s’po kanë ku kapen askund.  Asnjë familjar me mbiemrin Bajqinovci unë nuk e kam punësuar kurrë. Nëse unë prej vitit 2020, e kam fut një familjar timin në punë, unë dha dorëheqje prej deputeti”, ka deklaruar ai.

(Kosova Sot Online)