Lexoni edhe:
Burri që mendonte se “Dua Lipa po i kërkonte para”, gjendet tragjikisht i vdekur në Itali
Ka vdekur ortopedi i njohur Faton Morina, transmeton "Kosova sot Online".
Lajmi është bërë i ditur nga Oda e Mjekëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Ndahet nga jeta Prof. Dr. Faton Morina,
Prof. Dr. Faton Morina përfundoi studimet për mjekësi të përgjithshme në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e përfundoi për Ortopedi në Fakultetin e Mjekësisë, në vitin 1987. Prof. Dr. Morina mbrojti temën e doktoratës në vitin 2003, në Fakultetin e Mjekësisë, në Universitetin e Prishtinës.
Për vite me radhë u shërbeu qytetarëve të qytetit të Prishtinës, në lëminë e Ortopedisë. Ishte njëri prej doajenëve të ortopedisë dhe traumatologjisë osteomuskulare, dha kontribut të veçantë në pjesën pediatrike të ortopedisë. Roli i tij në edukimin universitar dhe atij specialistik të gjeneratave të reja ka lënë gjurmë të përjetëshme. Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.
(Kosova Sot Online )