
Lexoni edhe:
Nëntoka kriminale përsëri në aksion me aferën e listës së veteranëve të luftës
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi, ka reaguar pasi presidenca nuk e pranoi Konjufcën si përfaqësues të VV’së me arsyetimin se takimi ka qenë në nivel kryetarësh, transmeton "Kosova Sot Online".
Rrustemi ka thënë se Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht.
Nëntoka kriminale përsëri në aksion me aferën e listës së veteranëve të luftësLexoni edhe:
Ai ka shtruar pyetjen: “Mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”
“Kryeministri Kurti nuk mund të jetë në dy vende njëkohësisht, andaj ai është dashur të peshojë: ta anulojë pjesëmarrjen e konfirmuar qysh para tri javësh në drekë me 21 ambasadorë, apo të shkojë aty dhe në vend të tij me partitë politike te Presidentja Osmani të shkojë nënkryetari i parë dhe kryeparlamentari Konjufca. Me të drejtë e ka përzgjedhur të dytën. Pyetja që duhet shtruar është: mbi çfarë baze kushtetuese e ligjore Presidentja refuzon zëvendësimin e kryetarit të subjektit politik (që është edhe Kryeministër) me nënkryetarin e parë (që është edhe Kryeparlamentar)?”, ka shkruar Rrustemi.
(Kosova Sot Online )