FSK vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se nga 86% e të anketuarve e kanë vlerësuar si institucion të besueshëm, përcjell "Kosova Sot Online".
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se nga 86% e të anketuarve e kanë vlerësuar si institucion të besueshëm.
Njoftimi i plotë:
𝐅𝐨𝐫𝐜𝐚 𝐞 𝐒𝐢𝐠𝐮𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐬 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐞̈𝐬𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐬𝐢 𝐢𝐧𝐬𝐭𝐢𝐭𝐮𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞̈ 𝐢 𝐛𝐞𝐬𝐮𝐞𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐧𝐞̈ 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈
Në sondazhin për Ballkanin Perëndimor, të Institutit Ndërkombëtar Republikan, Forca e Sigurisë së Kosovës, nga 67% e të anketuarve, vlerësohet si institucioni më i besueshëm në Kosovë.
Në këtë sondazh, qytetarët e Republikës së Kosovës janë përgjigjur që kanë besim të plotë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ky rezultat është pasqyrim i përkushtimit të pjesëtarëve të ushtrisë sonë, udhëhequr nga parimi i transparencës dhe llogaridhënies së plotë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në përmbushjen e objektivave.
Me këtë rast, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, falënderoi qytetarët e Republikës së Kosovës për besimin e shprehur, si dhe pjesëtarët e FSK-së dhe shërbyesit civil të Ministrisë së Mbrojtjes, për kontributin e dhënë në këtë arritje kolektive.
“Besimi i popullit edhe më tutje do të shpërblehet me punë, përkushtim dhe shërbim me dinjitet ndaj vendit”, u shpreh ministri Maqedonci.
(Kosova Sot Online)