KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 16:08
KQZ njofton për ndryshimin ligjor: Votimi me kusht s’do të lejohet në çdo qendër votimi

Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi, bëri të ditur se në zgjedhjet e ardhshme, votimi me kusht nuk do të jetë i mundur në çdo qendër të votimit, por vetëm në disa prej tyre, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se KQZ do ta publikojë në ëebfaqe listën e qendrave të votimit ku do të mund të votohet më kusht.

“Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme i miratuar në vitin 2023 ka bërë disa ndryshime edhe lidhur me votimin me kusht. Votimi me kusht është i mundur sërish, por ky lloj votimi nuk do të mundësohet në çdo Qendër Votimi ashtu siç ishte në proceset e kaluara zgjedhore. Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, KQZ do të caktojë Qendrat për Votim me Kusht. Lista e tyre do të publikohet në ueb faqen e KQZ-së dhe mjetet tjera të informimit”, thuhet në videon informuese të prezantuar nga Elezi.

(Kosova Sot Online)