Kurti mbledh stafin e qeverisë në Ballkonin e Hapur
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se ka mbledhur stafin e qeverisë në atë që ai e quan Ballkonin e Hapur, transmeton "Kosova Sot Online".
Kurti tha se me ta pati biseda e shkëmbime të këndshme, ku nuk mungoi as falënderimi.
“Ballkoni i Hapur ishte përsëri vendtakim për të gjithë stafin në kryeministri. Biseda e shkëmbime të këndshme, gjatë të cilave natyrisht nuk mungon falënderimi për angazhimin dhe inkurajimi për të vazhduar punët e mira”, shkroi Kurti.
(Kosova Sot Online)