
Rahovec: Gjuatje me armë zjarri në një dasëm, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar edhe katër persona sot si të dyshuar për shtënie me armë zjarri në një aheng familjar në fshatin Pastasellë të Rahovecit, trsansmeton "Kosova Sot Online".
‘’Stacioni Policor në Rahovec, me datë 30.07.2024 në fshatin Pastasellë-Rahovec pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, kishte konfiskuar një pistoletë me 12 copë fishekë dhe 7 gëzhoja. Në vazhdim të hetimeve lidhur me këtë rast, sot me datë 01.08.2024 janë identifikuar dhe arrestuar edhe katër të dyshuar tjerë,meshkuj kosovar të moshës madhore mbi dyshimin se të njejtit po ashtu kishin përdorur armë në rastin e raportuar’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Më tutje është thënë se nga të dyshuarit janë sekuestruar katër armë zjarri: një armë zjarri e gjatë automatike, tri armë zjarri të llojit pistoletë, pesë karikatorë, njëzetë e dy copë fishekë dhe tridhjetë e një gëzhoja.
(Kosova Sot Online)