Osmani: Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 19:30
Osmani: Vuçiqi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së BE-së që hapja e urëa së Ibrit duhet të jetë temë në dialogun Kosovë-Serbi, transmeton "Kosova Sot Online".

Osmani ka shkruar se Vuçiq nuk ka çka të pyetet se kur duhet hapur urat për qarkullim në Republikën e Kosovës.

Tutje, Osmani ka shkruar se dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) .

Reagimi i saj i plotë:

Reagim ndaj deklaratës së sotme të BE-së se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë
Çështja e urës nuk duhet asesi të bëhet temë e dialogut me Serbinë. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e rëndë e sovranitetit, integritetit territorial dhe e  kushtetutshmërisë në vendin tonë. Vuqiçi nuk ka çka pyetet se kur do të hapen urat për qarkullim në Republikën e Kosovës. Dialogu i vetëm që duhet të bëhet, është ai brenda Kosovës, në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë (veçanërisht me NATO-n) në mënyrë që të ndërtohet plani i përbashkët i zbatimit për hapjen e urës për çdo qarkullim, që ka parasysh vlerësimet e sigurisë dhe interesat e qytetarëve tanë.

(Kosova Sot Online)