Nesër do të diplomoj gjenerata e 60-të e policisë
Nesër, do të jetë një ditë e madhe për sigurinë e Kosovës, ku zyrtarisht diplomon gjenerata e 60-të e policisë, transmeton "Kosova Sot Online".
Ceremonia do të nis nga ora 10:00 dhe mbahet në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.
“Personalitetet e larta shtetërore dhe menaxhmenti i Policisë së Kosovës do të ju drejtohen të pranishmeve me nga një fjalë rasti, përderisa në këtë ceremoni do të shpërndahen edhe certifikatat për të diplomuarit”.
(Kosova Sot Online)