Çka ndodhi në Aeroportin e Shkupit me Presidenten Osmani? Iseni jep detaje

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 22:08
Çka ndodhi në Aeroportin e Shkupit me Presidenten Osmani? Iseni jep detaje

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është përballur me një situatë të paprecedentë në Aeroportin e Shkupit, përcjell "Kosova Sot 

Bekim Kupina, Këshilltar për Media në presidencë, tha se sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar t’ia marrë telefonin personal presidentes, gjë të cilën nuk e ka lejuar Osmani.

Lidhur me këtë situatë, Astrit Iseni, zv.ministër i Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut, tha se presin nga organet e hetuesisë që të dalin me informata të sakta.

“Të punësuarit në MPB kanë dalë në ngjarje janë duke e përcjellë situatën janë në komunikim me prokurorin që ka qenë i angazhuar. Për peridhë të shkurtë kohore hetuesit së bashku me prokurorin do ta bëjnë punën e vetë. Më së miri është të presim hetuesit së bashku me prokurorin ta japin verdiktin final”, tha Iseni.

(Kosova Sot Online)