Incidenti në Shkup ku u përfshi Presidentja, reagojnë nga Kabineti i Afrim Gashit

  • E.k /
  • 01 August 2024 - 23:00
Incidenti në Shkup ku u përfshi Presidentja, reagojnë nga Kabineti i Afrim Gashit

Kabineti i kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mohon përfshirjen e pjesëtarëve të sigurimit të tij personal në incidentin e sotëm në aeroportin e Shkupit, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas njoftimit të tyre thuhet se anëtarët e ekipit të sigurimit të Kryeparlamentarit Gashi kanë qenë të pranishëm aty vetëm për ta qetësuar situatën e krijuar nga një keqkuptim mes sigurimit të Presidentes së Kosovës,  Vjosa Osmani, dhe pjesëtarëve të sigurimit të aeroportit.

“Personeli i sigurimit të kryeparlamentarit Gashi, të cilët janë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, kanë ndërhyrë për ta qetësuar situatën dhe për t’i udhëzuar kolegët e tyre për procedurat e sigurisë gjatë vizitës së personave VIP.

Me këtë rast theksojmë se çdo raportim që e sugjeron të kundërtën është tendencioz”, thuhet në njoftim

(Kosova Sot Online)