Lexoni edhe:
Incidenti në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja Osmani, çka dihet deri tash?
Ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arbër Ademi, ka folur rreth incidentit ndaj presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, që i ndodhi në Aeroportin e Shkupit, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ai në Edicionin Special tha se sulmi ndaj Osmanit është sulm ndaj gjithë Kosovës.
Incidenti në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja Osmani, çka dihet deri tash?Lexoni edhe:
“E vlerësoj si sulm ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, dhe si sulm ndaj gjithë qytetarëve. Prandaj, mendoj që do të duhet që të kemi përgjegjësi edhe përskaj kakofonisë dhe qëndrimeve kontradiktore të kryetarit të Kuvendit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme”, tha Ademi.
Të parës së Shtetit të Kosovës nga sigurimi i aerportit iu kërkuan telefoni dhe çanta e dorës për çka Osmani nuk kishte pranuar t’i dorëzonte.
Ish-numri dy i qeverisë në RMV tha se po të ishte në pushtet Ali Ahmeti, kjo nuk do të ndodhte.
(Kosova Sot Online )