Ish-deputeti i VV-së: Klasa jonë politike nuk ka ndonjë ndryshim programor

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 09:03
Ish-deputeti i VV-së: Klasa jonë politike nuk ka ndonjë ndryshim programor

Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, ka folur lidhur me ‘përplasjet’ e fundit mes presidentes dhe ministres së Jashtme, përcjell "Kosova Sot Online".

Sipas tij, krejt këto po ndodhin pasi partitë s’kanë orientim politik të duhur.

“Klasa jonë politike nuk ka ndonjë ndryshim programor s’kanë dallime e kur s’kanë orientim politik të duhur shprehen pakënaqësitë individuale. Është një luftë e brendshme për të gjetur mision politik, por e kanë humbur busullën të gjithë edhe loja me zgjedhje edhe këto brenda subjekteve politike nuk janë serioze”, deklaron Humolli.

(Kosova Sot Online)