
Politikani maqedonas pas incidentit në Aeroportin e Shkupit ku u përfshi Presidentja Osmani: Po të ishte Vuçiqi, a do të guxonin ta preknin?

Ish-kryetari i Partisë Liberale dhe ish deputeti, Ivon Veliçkovski ka komentuar incidentin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte në Aeroportin e Shkupit, përcjell "Kosova Sot Online".
Ai ka pyetur nëse do të veprohej njëjtë me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Me këtë logjikë, a do t’i thonë nesër Davkovës në kufi që ta hapë bagazhin që të vërtetojnë se nëse bartë ajvar gjatë vizitës në manastirin “Shën Prohor Pçinski”? Apo bastisja e Osmanit duhet t’i sigurojë nesër takim më të denjë me nikoqirin në territorin serb, Vuçiqin? Dhe në fund, mendojeni nëse në Petrovec ndonjë nëpunës do t’i kërkonte Vuçiqit që gjatë transitit të hapë bagazhin? Nuk dua të shpenzoj më shumë fjalë që nëse gjatë vizitës së Lavrovit, në kuadër të Samitit të OSBE-së në Shkup, ia kontrolluan bagazhin e dorës?”, ka shkruar, Veliçkovski.
(Kosova Sot Online)