
Podujevë: Derrat e egër ia dëmtuan misrin, një person i gjuan me armë

Një person është arrestuar dje në Dumnicë të Poshtme të Podujevës pasi që ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër, të cilët ia kishin dëmtuar misrin, përcjell "Kosova Sot Online".
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si edhe një armë AK-47 së bashku me një karikator.
Njoftimi i Policisë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE
Fsh. Dumnicë e Poshtme, Podujevë 01.08.2024-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa derrave të egër të cilët ia kishin dëmtuar misrin. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja si dhe një armë AK-47 së bashku me një karikator. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
(Kosova Sot Online)