Ramadani: Hapja e Urës është dëshmia simbolike e kontrollit në veri
Ish-inspektori i Përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani ka thënë se hapja e Urës së Ibrit do të simbolizonte kontrollin e shtetit mbi veriun, përcjell "Kosova Sot Online".
Tutje, Ramdani ka shkruar se mos-hapja e Urës (pasi që ka filluar edhe publikisht angazhimi qeveritar dhe pas qëndrimeve publike të partnerëve) zbeh përpjekjet dhe ndryshimin sadopak pozitiv në veri.
Postimi i plotë:
Hapja e Urës - avancim simbolik, mos-hapja e Urës - zbrapsje dhe brishtësi!
• Zbrapsja nga vendimmarrja për Hapjen e Urës tregon brishtësi.
Hapja e Urës është dëshmia simbolike e kontrollit në veri.
Aktivitetet e deritashme, kryesisht policore, kanë qetësuar sadopak situatën në veri. Veprimet shtetërore marrin kulmin simbolik me hapjen e Urës së Ibrit.
Prandaj, hapja e Urës është dëshmia simbolike për kontrollin e veriut.
Mos-hapja e Urës (pasi që ka filluar edhe publikisht angazhimi qeveritar dhe pas qëndrimeve publike të partnerëve) zbeh përpjekjet dhe ndryshimin sadopak pozitiv në veri.
(Kosova Sot Online)