Kurti nga salla ku diplomoi gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës: Vlerë e shtuar

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 11:18
Kurti nga salla ku diplomoi gjenerata e 60-të e Policisë së Kosovës: Vlerë e shtuar


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 60 të Policisë së Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".

Kurti tha se policët të cilët sot po diplomojnë janë vlerë e shtuar e policisë sonë dhe garancë për qytetarët e Republikës së Kosovës. 
“23 zyrtarë policor të rinj në krye të detyrës janë dëshmia e shërbimit ndaj qytetarëve, ata në jetën e patrullimit të rregullt, me operacione kundër bankave dhe krimeve të organizuara, ata janë rrëfyesi nga ata që janë ne shërbim. Të dashur kadetë Nga sot ju jeni vlerë e shtuar e policisë tonë, por edhe garancë për qytetarët e Republikës së Kosovës. Përkushtimi dhe shërbimi me nder le të jenë virtytet qe ju karakterizojnë gjatë ushtrimit të profesionit”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)