Mexhiti thotë se pushteti i tij dje intervenoi që udhëtimi i presidentes Osmani të realizohet pa shqetësime: Situata është tejkaluar pa pasoja
Zëvëndëskryeministri i Maqedonisë Veriore, Izet Mexhiti ka thënë se organet shtetërore dje kanë reaguar menjëherë për të lejuar udhëtimin e presidentes Osmani, përcjell "Kosova Sot Online".
Mexhiti ka shkruar se keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime.
“Dëshiroj t’ju siguroj të gjithëve se institucionet e shtetit kanë reaguar menjëherë për të zgjidhur keqkuptimin e ndodhur në Aeroportin e Shkupit gjatë ditës së djeshme dhe Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani i është mundësuar udhëtimi pa shqetësime. Keqkuptimi i shkaktuar mes MPB, TAV dhe sigurimit të Presidentes është sqaruar dhe tejkaluar pa komplikime dhe situata është tejkaluar pa pasoja” shkruan Mexhiti në reagim.
(Kosova Sot Online)