E trishtë: Vdes edhe njëri nga djemtë që u plagosën në Pejë

  • A.P /
  • 02 August 2024 - 14:22
E trishtë: Vdes edhe njëri nga djemtë që u plagosën në Pejë

Raportohet se sot ka ndërruar jetë Jetart Berisha, viktima e dytë e tentimvrasjes së para disa muajve në Pejë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Ka vdekur edhe viktima e dytë e plagosjes para disa muajsh që ka ndodhur në Pejë. Prokurori i shtetit ka lëshuar urdhër për obduktimin e viktimës”, tha Nikqi.

Në qershor kishte ndërruar jetë edhe babai i Jetart Berishës, Jeton Berisha.

(Kosova Sot Online)