Klinaku: Veteranët duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb po freskon listat duke i futur në Interpol

  • E.k /
  • 02 August 2024 - 15:42
Klinaku: Veteranët duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, pushtuesi serb po freskon listat duke i futur në Interpol

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka thënë se  veteranët e luftës duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos kur udhëtojnë nëpër Serbi, përcjell "Kosova Sot Online".

Klinaku ka thënë se Serbia po freskon vazhdimisht listat, duke i futur në Interpol.

“Veteranët e Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duhet të kenë kujdes kur udhëtojnë jashtë Kosovës, e sidomos të mos udhëtojnë nëpër Serbi, Maqedoni, Mal të Zi, sepse pushtuesi serb vazhdimisht po freskon listat, duke i futur në Interpol apo Europol”, thotë ai

(Kosova Sot Online)