Haxhiu: E tronditur thellësisht nga lajmi i një tragjedie të ndodhur në Graçanicë

  • A.P /
  • 02 August 2024 - 16:49
Haxhiu: E tronditur thellësisht nga lajmi i një tragjedie të ndodhur në Graçanicë

Sot një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se është “e tronditur” nga kjo tragjedi.

“E tronditur thellësisht nga lajmi i një tragjedie të ndodhur në Graçanicë. Në mëngjesin e sotëm kuptuam që e ndjera M.Zh ka ndërruar jetë sot në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi bashkëshorti i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për humbjen tragjike të jetës së 41-vjeçares nga Graçanica”.

Haxhiu tha se dhuna ndaj grave është e papranueshme dhe tha se “po angazhohemi në vazhdimësi” për të parandaluar raste të tilla të femicidit.

“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngrisim vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale. Është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të angazhohen për një sistem që garanton që çdo rast i dhunës trajtohet me seriozitetin e merituar dhe mbajtjen e dhunuesve e vrasësve përgjegjës”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)