Paraditen e së shtunës 8 mijë qytetarë kosovarë kanë hyrë në Morinë
Orët e para të së shtunës shënuan fluks hyrjesh në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. 8 mijë qytetarë kanë hyrë në Shqipëri paraditen e së shtunë nga Kosova në pikën kufitare të Morinës.
Pjesa më e madhe e tyre janë shtetas nga Kosova dhe turistë nga vendet e rajonit.
“Jam nga Shkupi dhe bashkë me familjen time po shkojmë në Durrës, më sakte në Golem.Aty pushojmë prej tre vitesh. Është vend shumë i mirë e na pëlqen.Sigurisht që është edhe i lirë për nga ana ekonomike. Do te mbetet i preferuar jo vetëm për familjen time por edhe për shume maqedonas”, tha ai.
Veç hyrjeve në Shqipëri, fluks ka pasur edhe në dalje të vendit tonë çka ka shkarkuar edhe vonesa.
Koordinatori për siguracionet e kufirit Agron Berisha thotë se punohet 24 orë por fluksi është shumë i lartë.
“Vetëm gjatë korrikut shifrat e policisë kufitare flasin për më shumë se 560 mijë hyrje në territorin e Shqipërisë përmes Morinit. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet bie në sy edhe një rritje e numrit të qytetareve që dalin nga Shqipëria, përmes pikës së kalimit kufitar të Vërmicës”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)