Ky është kosovari i cili vdiq në aksident pasi mbeti i ngujuar në veturën që u përfshi nga flakët

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 09:11
Ky është kosovari i cili vdiq në aksident pasi mbeti i ngujuar në veturën që u përfshi nga flakët

Raportohet se një person humbi jetën dje si pasojë e një aksidenti trafiku, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai mbeti i ngujuar në makinën që u përfshi nga flakët në aksidentin me kombibusin në Preqevë të Klinës.

Burimet mësojnë se i ndjeri është, Shefqet Veselaj, 60 vjeçar.

Varrimi i të ndjerit behet sot me 04.08.2024 ne ora 17:00, tek varrezat e Fshatit Gllarevë.


(Kosova Sot Online)