Gruaja nga ky vend i Kosovës raporton se është rrahur nga burri i saj

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 10:06
Gruaja nga ky vend i Kosovës raporton se është rrahur nga burri i saj

Një grua në Prishtinë ka raportuar se është rrahur brutalisht nga burri i saj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ajo bashkë me katër fëmijët janë vendosur në jetimore, ndërsa sipas viktimës i dyshuari ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati.

“DHUNË NË FAMILJE- Prishtinë / 01.08.2024 – 01:00.  Me 03.08.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se me datën e lartcekur është sulmuar e rrahur brutalisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me urdhër të prokurorit  me katër fëmijët e tyre është vendosur në strehimore, ndërsa i dyshuari sipas viktimës ka udhëtuar për në perëndim dhe gjendet në arrati-kërkim policor.”

(Kosova Sot Online)