Himara voton sot për kryetarin e ri
Qytetarët e Himarës po votojnë të dielën për ta zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë së tyre, në zgjedhje të parakohshme të thirrura pasi kryetarit të zgjedhur iu shfuqizua mandati për shkak të dënimit me burgim,, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Muajin e kaluar, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, thirri zgjedhje të reja në Himarë, pasi Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ia hoqi Alfred Belerit mandatin e kryetarit të zgjedhur të Himarës, menjëherë pasi Gjykata e Apelit e mbajti në fuqi dënimin e tij me burgim.
Tani, qytetarët e bashkisë jugore të Shqipërisë do të votojnë për të zgjedhur mes Vangjel Tavos nga Partia Socialist në pushtet, dhe shqiptaro-amerikanit, Petro Gjikuria, nga opozita.
Vangjel Tavo dha dorëheqjen si prefekt i qarkut të Vlorës për të garuar për bashkinë e Himarës. Ai ka qenë më herët deputet i partisë së Ilir Metës dhe ka mbajtur edhe postin e ministrit të Shëndetësisë.
(Kosova Sot Online)