Policia jep detaje për rrahjen në piceri: Disa persona u shoqëruan në stacion por u liruan

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 12:10
Policia jep detaje për rrahjen në piceri: Disa persona u shoqëruan në stacion por u liruan

Disa persona janë shoqëruar për në stacionin policor pas një përleshje masive dje pas mesnatës në një piceri në qendër të qytetit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli  tha në një përgjigje me shkrim se personat e shoqëruar janë intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

 

“Me datën 03.08.2024 , rreth orës 03:50 policia rajonale ka pranuar një informatë se në një lokal, tek qendra “The Village” në Ferizaj është një përleshje fizike në progres mes disa personave. Patrullat e policisë menjeherë kanë dalë dhe kanë hasur në disa persona të cilët ishin përleshur fizikisht dhe i kanë shoqëruar në stacionin e policisë”, tha Veseli.

“Në rast janë kyçur dhe njësia hetimeve dhe pas intervisitimit të personave , në konsultim me prokurorin kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti është cilësuar ‘Lëndim i lehtë trupor dhe dëmtim apo asgjësim i pasurisë së luajtshme'”, tha zëdhënësi i Policisë në Ferizaj.

Disa pamje tregojnë se aty u përdoren edhe karriget. Njëri prej pjesëmarrësve në përleshje dëgjohet duke thënë që të largohen thikat.

(Kosova Sot Online)