Rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 12:18
Rikthehet furnizimi me ujë në Mitrovicë

Qytetarët e Mitrovicës dhe Skenderajt kishin mbetur pa ujë nga mbrëmë për shkak të mungesës së energjisë elektrike, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Furnizimi është kthyer sot, njoftoi kompania rajonale e ujësjellësit, “Mitrovica”.

“Duke pasur parasysh mungesën e gjatë të ujit të pijes dhe zbrazjen e rrjetit të ujësjellësit, duhet të kemi parasysh se mbushja e rrjetit të ujësjellësit me ujë kërkon kohë prandaj ju lusim për durim pasi që uji në pjesët e larta do të arrijë më vonë”, thuhet në njoftimin e kësaj kompanie rajonale.


(Kosova Sot Online)