Dy persona vriten në Tel Aviv
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tjerë në një sulm me thikë në Izrael, para se të vritej nga policia, njoftuan autoritetet izraelite, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Sulmi ndodhi mëngjesin e së dielës afër një pompe karburanti dhe një parku në qytetin Holon, afër Tel Avivit, sipas autoriteteve.
Një burrë dhe një grua u vranë, ndërsa dy njerëz të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital me nxitim, thanë zyrtarët mjekësorë.
“Terroristi u neutralizua menjëherë nga njëri prej oficerëve tanë në vendin e ngjarjes, i cili e parandaloi atë nga kryerja e një sulmi edhe më të rëndë”, tha zëdhënësja e policisë, Eli Levi, për televizionin izraelit, kanal 12.
Në një komunikatë për media, policia tha se ndodhet në vendin e ngjarjes dhe se “po kryejmë bastisje gjithëpërfshirëse me një helikopter dhe resurse shtesë”.
Grupi radikal palestinez, Hamas – i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – tha se sulmi me thikë ishte “përgjigje e natyrshme” për sulmet izraelite ndaj palestinezëve dhe për vrasjen e liderit të tij politik, Ismail Haniyeh, javën e kaluar në Teheran.
Megjithatë, Hamasi nuk e mori përgjegjësinë për sulmin e së dielës.
(Kosova Sot Online)