Ky është i riu kosovar që vdiq në aksident

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 13:27
Ky është i riu  kosovar që vdiq në aksident

Dritëro Krasniqi, i cili vdiq dje në Rogovë,  do të varroset sot në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e të ndjerit në ora 17:00, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai vdiq pasi u vetaksidentua gjatë vozitjes së motoçikletës me katër rrota.

“Shtypeq i Madh, Rogovë-Pejë / 03.08.2024 – 15:32.  I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar motoçikletën me katër rrota dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin me ç’rast ka shkaktuar vetë aksident trafiku ku si pasoj i njëjti ka pësuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime të lehta trupore ka pësuar pasagjeri mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.”


(Kosova Sot Online)