Ky është i riu kosovar i cili vdiq pasi u qëllua me plumb në kokë nga një polic i Kosovës
Ka vdekur i mituri G.K, i cili u plagos nga zyrtari policor Fatjon Hoti më 16 korrik në Istog, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
16-vjeçari vdiq në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po trajtohej që nga dita e plagosjes pas plagëve të rënda që i mori nga arma e zjarrit.
Lajmin e ka konfirmuar Shaqir Uka nga mjekimi intensiv në QKUK.
“Pacienti të cilit i referoheni që ka qenë duke u trajtu tek ne, pas lëndimeve të rënda që ka marr nuk ka arritur që t’i mbijetojë. Ai ka vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit”, tha Uka.
Incidenti i rëndë ka ndodhur në fshatin Dubravë të Istogut, ku një 16-vjeçar është plagosur në kokë e rasti dyshohet të ketë ndodhur me armë zjarri në shtëpinë e zyrtarit policor.
Personi i plagosur, i moshës 16 vjeçare dhe me lidhje familjare me policin, është dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor fillimisht në Spitalin Rajonal të Pejës dhe më pas në QKUK në Prishtinë, ku edhe ka vdekur sot.
Ndërkaq policit, Fajon Hoti I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.
(Kosova Sot Online)