Durmishi: Lumir Abdixhiku po mashtron

  • A.P /
  • 04 August 2024 - 14:35
Durmishi: Lumir Abdixhiku po mashtron

Zëvendësministri i Drejtësisë, Hysen Durmishi tha se Lumir Abdixhiku po mashtron pasi kryetari i LDK-së shpërndau një video nga punët që tha se po bëhen në Istog, komunën e udhëhequr nga zyrtari i kësaj partie, Ilir Ferati, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Abdixhiku shkroi se atje po ndërtohet një rrugë e re prej afto 20 kilometrash, të cilën e ka quajtur “një koridor të ri turizmi”.

“Lumir mos mashtro! Që në mëngjes, nga Istogu, e nise ditën me mashtrime. Rruga e Moknës nuk është projekt lokal por komplet investim i ministrisë tonë”, shkroi Durmishi në Facebook.

“Edhe në Pejë e bëre të njëjtën gjë vitin e kaluar sikur sot në Istog. Në komunat ku ju qeverisni nuk po mund t’a gjeni asnjë projekt të nivelit lokal për të bërë një foto a video, prandaj kudo që shkoni, investimet direkte të Qeverisë së Kosovës, po mundoheni që t’i paraqitni si projekte lokale. Vazhdimisht ankoheni për mungesë të investimeve kapitale por kudo që shkoni i shihni projektet konkrete duke u realizuar në ato komuna”, shtoi ai.

Durmishi tha se Qeveria Kurti “nuk i diskriminon komunat” dhe “as Istogun”.

“Mbi 10 milion euro investime po bëhen nga ministria e jonë në Istog dhe do të vazhdojmë me investime edhe në të ardhmen. Këtë po e bëjmë për qytetarët që të kenë më të lehtë zhvillimin e turizmit dhe më të lehtë e më të sigurtë lëvizjen në komunikacion. Mokna, Lugu i butë e zona të tjera në Istog do të bëhen vende të rëndësishme turistike për shkak të investimeve që po i bënë Qeveria e Kosovës, dhe këto punë të mira do t’i gëzoj edhe Lumiri dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, shkroi Durmishi.

(Kosova Sot Online)